Vitet e fundit, Velipoja eshte shnderruar ne nje nga destinacionet turistike me terheqese ne Shqiperi. Ajo eshte e njohur per detin e paster e reren kurative, lagunen me specie te shumellojshme, pyjet me bimesi te dendur, malin me pamje madheshtore, lumin Buna dhe per mikpritjen karakteristike te banorve vendas. Historia e Velipojes eshte e hershme dhe faktet historike si gjetjet arkeologjike tregojne per popullimin e kesaj zone qe nga periudhat e hershme.
- Pashko Ujka
Për të gjithë ato që dëshirojnë që të kalojnë pushimet verore në shqiperi ne kemi një sugjerim ideal:
Ejani në Velipojë!
Plazhi i velipojes është plazhi me hapësirën më të madhe në Shqipëri në afërsi të të cilit nuk ka asnjë port që do të thotë që është plazh i pa ndotur dhe me një përqindje të lartë jodizimi, rëra është e pastër dhe e imët, po ashtu edhe uji është i pastër dhe i kaltër, ndryshe plazhi i Velipojës quhet plazh i virgjër.